Ligji për sportin; Në FSHF, eksperiencë me juristë të huaj për çështjët e arbitrazhit

18/01/2019 17:43

Federata Shqiptare e Futbollit dhe departamentet juridike të saj organizuan në Tiranë një workshop të veçantë lidhur me ligjin e sportit dhe arbitrazhin.

Ka patur disa avokatë dhe arbitra të rëndësishëm të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv të Lozanës, të cilën kanë pranuar ftesën për të dhënë eksperiencën rreth këtyre çështjeve.

Ndërkohë në bashkëpunim me FSHF edhe një nga avokatet e specializuar për çështje të arbitrazhit në Gjenevë, tregon problemet me mungesat që ka drejtësia shqiptare lidhur me këtë fushë.

Në këtë takim ku folën disa nga avokatët dhe juristët edhe të UEFA-s ishte i pranishëm edhe avokati i Shqipërisë për çështjet e Arbitrazhit Sportiv Antonio Rigozzi si personazhi më i njohur në vendin tonë për shkak të përfaqësimit që na ka bërë në përballjen me palën Serbe për ngjarjet e tetorit të vitit 2014.

Fitimi i atij gjyqi ndihmoi dukshëm Shqipërinë në pjesëmarrjen në finalet e Europianit “Euro 2016”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA