Girona shkaktoi suprizën e madhe në 1/8-at e finaleve të Kupës së Mbretit, në Spanjë.

Skuadra katalanase eliminoi Atleticon e Madridit, duke barazuar 3-3 në “Wanda Metropolitano”, ndërkohë që ndeshja e parë kishte përfunduar në barazim 1-1.

Atletico shënoi i pari me Kaliniç, por Girona përmbysi rezultatin me golat e Fernandes e Stuanit.

Simeone hodhi në fushë Griezmann, që barazoi rezultatin 2-2, ndërsa Correa i dha avantazhin Atleticos në 3-2. Por, surprizat nuk kishin përfunduar dhe dy minuta nga fundi i ndeshjes, Doumbia barazoi shifrat në 3-3, duke eliminuar Atleticon e Madridit.

Pas Barcelonës, Leganes mposhti një tjëtër gjigant të futbollit spanjoll, Realin e Madridit. Një triumf në Kupën e Mbretit me rezultatin 1-0. Por, këtë radhë, fitorja e Leganesit nuk pati vlerë, pasi në çerekfinale u kualifikua pikërisht Reali i Madridit, që kishte fituar ndeshjen e parë 3-0.

Ai që shënoi golin e fitores për Leganesin ishte Braithëhite, në minutën e 30. Edhe Sevilla u mposht në ndeshjen e saj të kthimit me Athletic Bilbaos, 0-1, me gol të Guruzetës, por ajo arriti gjithsesi të sigurojë një vend mes 8 më të mirave, duke qenë se ndeshjen e parë e kishte fituar 3-1.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA