Kryemadhi: Po të mos ishte aksioni politik i opozitës, s’do të kishim një qeveri thuajse të rënë

17/01/2019 21:59

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në intervistën e saj në emision “Open” në Top Channel vlerësoi aksionin politik të opozitës në këto 15 muaj.

Kryemadhi tha se nëse nuk do të ishte aksioni politik i opozitës, sot nuk do të kishim një qeveri, e cila ka ndryshuar pothuajse tërësisht dhe që tashmë është pothuajse e rënë në një periudhë shumë të shkurtër.

Kryemadhi tha se aksioni politik i opozitës i ka dhënë shansin Presidentit të ushtrojë funksionin e tij dhe sot të ketë debat dhe diskutime për dekretimet.

“Nëse maxhoranca nuk arrin dot të lexojë opozitën apo dhe opinioni publik, nuk po themi mediat nuk arrijnë të lexojnë që opozita ka dhënë një shans dhe një mundësi që Presidenti të ushtrojë funksionin e tij. Sepse po të mos ishte kjo opozitë e cila ka ndryshuar, në 15 muaj ke gati një qeveri të tërë të rënë, pra 9 ministra. Kjo është ajo që i jep rol Presidentit. Po të mos kishte ndryshuar opozita dhe të mos kishte krijuar të gjithë këtë situatë që është krijuar sot për shkak të opozitës dhe opozitarizmit, për shkak të shumë gjërave bashkë, sot nuk do ishte duke diskutuar dekretin e Presidentit. Do vazhdonte Presidenti, do jepte gjak, do dekoronte njerëz, do vazhdonte me arbëreshët, me Kosovën, me Maqedoninë. Por është kjo opozitë që krijon. Por si gjithmonë mazhoranca që kërkon qoftë në një mënyrë të kompleksojë po themi Presidentin apo në njëfarë mënyre edhe opozitën. Që unë personalisht nuk e kam problem fare, se më shumë më rriten pikët se thonë qenka në rregull. Por ajo nga ana tjetër është faktikisht aksioni politik i opozitës, që i ka dhënë shansin po themi edhe mediave, edhe analistëve, edhe Presidentit për të krijuar një debat politik për sa i përket situatës”, tha Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA