Milan po vuan një sezon me oshilacione që rrezikon të kthehet në dështim nëse nuk do të kualifikohet në Ligën e kampioneve, por drejtuesit vazhdojnë për të ardhmen e klubit dhe po kontaktojnë talente të ndryshëm,
Emri i fundit i dalë në skenë është Edon Zhegrova, talenti i përfaqësueses kosovare të futbollit që me lojën e tij ka spikatur në shumë ndeshje.
Anësori i djathtë që është në pronësi të Genk në Belgjikë, konsiderohet një xhol në repartin ofensiv dhe shumë skuadra të tjera europiane po monitorojnë me interes, ecurinë e tij. 19-vjeçari Edon Zhegrova ka dhënë indikacione të shkëlqyera nga skautët e klubit kuqezi dhe drejtori i klubit, braziliani Leonardo ka udhëzuar agjentët të vlerësojnë blerjen e atij që quhet “Mesi i Kosovës”.
Milan ka nxjerrë në treg Çalhanollu, i cili ka zhgënjyer me fanellën kuqezi që prej transferimit nga Bayer Leverkusen, dhe Zhegrova është një lojtar i ngjashëm që premton më shumë. Zhegrova ka luajtur 12 ndeshje për Genkun gjatë këtij sezoni, shtatë prej të cilave ishin në ligën Belge. Mbetet për tu kuptuar nëse Milan do insistojë për merkaton e janarit, apo do të presë që Zhegrova të mbyllë sezonin në belgjikë.
Top Channel