Foto ilustruese nga ngjarja në Durrës

Të tjera viktima i janë shtuar listës tragjike të pasojave të të ftohtit në vendin tonë.

Mëngjesin e kësaj të hëne, një i pastrehë u gjet i vdekur në qytetin e Durrësit, në afërsi të kishës ortodokse dhe hyrjes së portit detar.

Paraprakisht bëhet e ditur se, viktima është shtetasi Viktor Dhima. Gjithsesi, pritet ekspertiza për të përcaktuar saktësisht shkakun e vdekjes.

Ndërsa në malësitë e Mokrës në Pogradec ka humbur jetën një 53-vjeçar nga Selca e Sipërme, i cili ishte zhdukur që prej së shtunës. Trupi i tij u gjet në një përrua të zonës. Ajet Zikollari po udhëtonte me kafshë pune, nga fshati i tij në drejtim të Trebinjës, për t’u furnizuar me ushqime.

Ndërkohë që edhe në Shkodër, këtë mëngjes është gjendur i pajetë shtetasi Agron Gokovi, me detyrë roje i zyrës së punës. Burime policore njoftojnë se 56-vjeçari ka pësuar infarkt.

Top Channel