24/05 15:52
Aktualisht mesfushori i talentuar francez nuk aktivizohet më nga trajneri Thomas Tuchel pasi Rabiot ka vendosur të mos rinovojë me PSG.
Nëse nuk transferohet te Barcelona që në merkaton e janarit, Adrien Rabiot mund të mbetet jashtë skuadre deri sa të vijë merkato e verës që të largohet me parametër zero nga kampionët e Francës.
Sipas mediave franceze për ta lënë të lirë të largohet në këto momente, drejtuesit e klubit kryeqytetas kërkojnë 15 milionë euro. Mbetet për tu parë nëse Barça do t’ua plotësojë këto kërkesë apo do të presë verën e ardhshme për ta transferuar Rabiot në Camp Nou me parametër zero.
Top Channel