I përmendur sërish këtë të hënë, në vazhdën e shumë “cicërimave” të shkëmbyera me njëri-tjetrin në rrjetet sociale, Presidenti Meta ka reaguar sërish ndaj kryeministrit Rama.

Shefi i ekzekutivit ka konfirmuar përmes “Twitter”-it se do të marrë “de jure” rolin e ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, derisa Gjykata Kushtetuese, aty ku do të ankohet Partia Socialiste, t’i japë zgjidhje ngërçit mes Kryeministrisë dhe Presidencës sa i përket kandidaturës së Gent Cakajt, apo mosdekretimin e shkarkimit të ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati.

  Rama, edhe ministër i Jashtëm si Tsipras. PS do ta çojë çështjen në Kushtetuese

“Presidenti s’e ka zhdekretuar ministrin e Jashtëm në afatin kushtetues. Shkelje e radhës, që do ta ballafaqojmë bashkë me të tjerat në Gjykatën e re Kushtetuese. Deri atë ditë, që vjen shumë shpejt, do të jem ‘de jure’ në këtë rol, sepse s’kemi kohë për të humbur në kërkim të Presidentit”, shkruante Rama.

Por, Meta i është kundërpërgjigjur duke shkruar në Facebook se, ai vet gjendet në krye të punës.

“Për presidentin – shkruan Meta, – e para është Kushtetuta dhe sundimi i ligjit”. Presidenti i Republikës thekson më tej i duhet dhënë fund asaj që e quan “fake state”, teksa kopjon presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kur shkruan se Shqipëria është e para për të.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA