Mesfushori kuqezi i Panathinaikosit, Ergys Kaçe ka qenë i pafat në ndeshjen e kësaj jave.

Në minutën e 75-të të sfidës mes Panathinaikosit dhe Xanthit, në Superligën e Greqisë, mesfushori i Kombëtares shqiptare lëshoi një predhë nga një distancë prej rreth 30 metrash, por topi u ndal në vendin ku bashkohen shtyllat, duke mos përfunduar në gol.

Sa i përket ndeshjes, ajo u mbyll në barazim 2-2, pasi Castro i Xanthit barazoi në minutën e shtatë shtesë me 11-metërsh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA