Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji përmes një statusi në facebook akuzon ministrin e Brendshëm se ka vënë Policinë e Shtetit në shërbim të kryeministrit për të terrorizuar studentët që po vijojnë protestën.

“Lleshaj, Zhvejku i Ramës jo ushtari i Republikës! Kur je pupaci i shefit, zgjedh pa problem të kesh partner krimin, jo studentët, zgjedh interesin personal për pushtet të KM dhe jo Kushtetutën dhe ligjin!”, shkruan Salianji, duke shtuar se “Në Durrës bandat plaçkisin shtëpinë e biznesmenit dhe i marrin peng edhe fëmijën. Në Fushë-Krujë, pak km larg aeroportit të vetëm, maskat dalin duke terrorizuar dhe plaçkitur në mes të rrugës. Grupet më të fuqishme kriminale vazhdojnë të qetë aktivitetin! 3 të vrarë në Elbasan në atentat mafioz! Ai që hesht është pupaci i Edi Ramës në Ministrinë e Brendshme. Shqetësimi kryesor i Sandër Lleshajt është dhuna dhe terrori psikologjik ndaj studentëve protestues”.

Sipas Salianjit, Sandër Lleshaj është ministri që do të mbahet mend si urdhëruesi i pushtimit policor të Universiteteve.

“Të trajtosh studentët si kriminelë dhe kriminelët si partnerë është zgjedhja e anës së gabuar. Në demokraci, politikani ka frikë ligjin dhe qytetarët, ministri i brendshëm i republikës duhet të kujdeset për rend dhe siguri, duke nisur nga sigurimi i protestës së qetë të studentëve. Lleshaj ka zgjedhur të jetë Zhvejku i Ramës dhe jo ushtari i Republikës!”, shkruan deputeti i PD.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA