Manchester United fitoi 0-1 në një transfertë të rëndësishme në kampionatin anglez të futbollit, ndaj një rivali direkt për një vend në Ligën e kampioneve.

Djajtë e Kuq u imponuan 0-1 ndaj Totenhemit në Londër, në një 90 minutësh me shumë raste dhe emocione, ku protagonistët kryesorë ishin portierët.

Në fundin e fraksionit të parë, mesfushori francez Pol Pogba’ shpiku një asist për sulmuesin Marcus Rashford që arriti të mundë portierin Loris me një goditje të saktë.

Në fraksionin e dytë Harry Kane dhe Dele Alli kërkuan të rikthejnë barazpeshën, por ofensiva totale e Spurs, u ndal në grushtimet e De Geas.

Loja ndryshoi shpesh rrjedhën në kuadratet respektive, dhe Pogba mund të kishte siguruar rezultatin nëse do të ishte treguar më i vëmendshëm në limitin e një ore lojë. Por pavarësisht rasteve, deri në fund mbeti i vlefshëm goli i Rashford që i jep United 3 pikë.

Në sfidën tjetër të ditës, Everton fitoi 2-0 ndaj Bornmauth, me golat e Zuma’; dhe Calvert, një sukses që mban ekipin vendas në mesin e artë të renditjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA