26/12 22:45
Reagimit të kryeministrit Edi Rama, në përgjigje të Presidentit Ilir Meta në vijim të replikave të ashpra për mosdekretimin e Gent Cakajt si ministër të Jashtëm, “se nuk do të merret me një pengmarrës”, i është përgjigjur këshilltari i kreut të Shtetit.
Tedi Blushi shkruan në Facebook se “nuk ka komision garancish statutore që ndalon Presidentin e Republikës të ushtrojë kompetencat e tij të qarta kushtetuese për emërim e shkarkim ministrash”.
“Duhet të jetë e qartë për pengmarrësin e Reformës në Drejtesi: Aksioni për rivendosjen e plotë të rendit kushtetues e ligjshmërisë nuk ndalet”, shton zëdhënësi i Presidentit.
Top Channel