Foto ilustruese

Etrit Berisha ka arritur të rigjejë formën dhe besimin në portën e Atalantës, pas golit të pësuar në Europa League ndaj Dortmundit, që u pasua nga një gjunjëzim psikologjik për portierin e Kombëtares shqiptare, megjithatë, tashmë duket se gjithçka ka kaluar.

“E vuajta shumë atë episod, por dua të them se më ka forcuar karakterin. Sot jam i kënaqur dhe dua të vazhdojë këtu”, deklaron Etrit Berisha në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”.

“Në klasifikim nuk i kemi ende pikët e duhura për të luajtur sërish në Kupat e Europës vitin e ardhshëm, por besoj se do t’ia dalim, pasi jemi shumë afër, ndërkohë që ëndërroj të luaj në Champions League, atë që nuk munda dot ta bëj te Lazio në vitin 2015”, shton Berisha.

Kur e pyesin se cilët janë portierët më në formë të momentit në Europë ai klasifikon të parin Loris më pas  Pikford, Andanovic dhe Oblak, ndërsa sa i përket klasifikimit të portierëve më të mirë në Itali, Berisha zgjedh portierin e Interit Samir Handanovic, pa harruar të përmend as kolegun e tij në kombëtare, Strakosha : “Përveç Samir Handanovic mund të përmend Donarumën e Milanit apo Kranjon e Kaliarit, pa harruar këtu edhe mikun tim Strakosha.

” Ndërkohë kur është pyetur për të ardhmen, Etrit Berisha deklaron një tjetër synim personal: “E shoh veten me një çantë në krah pas rreth 10-vitesh duke kërkuar talente dhe shpresoj që të ndërtoj një shkollë futbolli në Kosovë.”

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA