Në pyetjen e parë që iu bë në konferencën e shtypit, ku të gjithë prisnin optimizmin e një pretendenti për “Australian Open”, tenisti skocez Andy Murray u tradhtua nga emocionet dhe shpërtheu në lot.
Sportisti mbushi sytë, kur i kujtuan gjendjen e tij fizike që e mundon prej një viti, pikërisht kur u dëmtua në Melbourne.
“Mund të luaj dhe do ta bëj këtë, por jo në nivelin që shpresoja. Dhimbjet janë të forta dhe nuk më lejojnë të paraqitem ashtu siç di. Ky ndoshta mund të jetë turneu im i fundit, edhe pse do të doja shumë ta mbyllja karrierën time në Ëimbledon”, tha tenisti Andy Murray.
Në sallën e konferencave pllakosi heshtja dhe të vetmet zhurma, ato të aparatëve fotografikë, mundoheshin të fiksonin shikimin e dekurajuar të legjendës së tenisit, në një karrierë që po mbyllet shumë shpejt.
Dëmtimi në kockat që lidhin shpinën me këmbët po e detyron Andy Murrayn t’i japë lamtumirën sportit, që i dha shumë dhe që e do aq shumë.
Top Channel