23/11 23:05
Kryeministri Edi Rama ka sulmuar gazetarët dhe analistët të cilët mbështesin vendimin e Presidentit Ilir Meta për mosdekretimin e Gent Cakajt si ministër të Jashtëm.
Përmes një postimi në Twitter, Rama thotë se “janë shpërndarë kadrinjtë duke u rrekur t’i tërheqin njerëzit pas gurit që hodhi në lumë Ilir Meta”.
“Janë shpërndarë kadrinjtë krra-krra-krra,nga Andi Kadriu tek Kadri Lubonja e me radhe kadri andej e kadri këtej, futur shtëpi më shtëpi nga vrima e televizorit, duke u rrekur t’i tërheqin njerëzit pas gurit që hodhi në lumë IM”, shkruan Rama në rrjetin social.
Top Channel