Tare e ka gati planin, një mbrojtës dhe dy lojtarë yje, çfarë do të bëjë Milani në janar përveç Fullkrug?
Sulmuesi japonez, Kazuyoshi Miura është kthyer në një personazh të dashur për tifozët në mbarë globin, e një motivim për ata futbollistë, që mes problemeve synojnë të mbyllin më herët karrierën.
Futbollisti aziatik, i lindur në vitin 1967, ka surprizuar sërish duke rinovuar kontratën me skuadrën e Yokohamës. Ai po përgatitet të luajë sezonin e 34-t si profesionist.
Me thuajse 52 vjeç të mbushur, realisht në muajin shkurt, Kazuyoshi Miura është një nga futbollistët më të mirë në ligën e dytë japoneze, madje ndihmon skuadën e tij përmes golave të bukur.
“Kam rinovuar marrëveshjen time edhe për vitin 2019 dhe i falënderoj të gjithë për mbështetjen që vazhdojnë të më tregojnë. Dua të luaj në thuajse çdo ndeshje, e nuk dua të humbas asnjë minutë, e madje asnjë sekondë lojë. Për këtë impenjohem çdo ditë në stërvitje”, tha sulmuesi japonez 52-vjeçar.
Top Channel