Në një vend që është i fiksuar pas sportit të kriketit, e që është përjashtuar dy herë nga kompeticionet ndërkombëtare të futbollit, ka gjithsesi entuziazëm të madh kur zbarkojnë figura të njohura sportive.

Kështu ndodhi edhe kur portugezi Luis Figo dhe braziliani Kakà zbarkuan në Aeroportin e Karaçit, në Pakistan, për një tur ndeshjesh simbolike dhe vizita në skuadrat e moshave.

Figo dhe Kakà janë aktivizuar, mes ekipeve të tjera, edhe për Realin e Madridit, e me vizitën e tyre shpresojnë të ndihmojnë projektet për zhvillimin e futbollit dhe zbulimin e talenteve, në këtë vend të goditur nga lufta dhe terrorizmi. Ata vizituan gjithashtu qytetin e Lahores.

Pakistani ishte mes ekipeve më të mira të futbollit aziatik deri në vitet ’70, por varfëria dhe problemet e brendshme e kanë zbritur në vendin e 199 në renditjen e FIFA-s. Ky vend me 200 milionë banorë është përjashtuar dy herë më parë, ndërsa i treti është shumë pranë, pas ndërhyrjeve të qeverisë në zgjedhjet e muajit të kaluar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA