Presidenti i Republikës, Ilir Meta i është përgjigjur po përmes rrjeteve sociale kryeministrit Rama, pas reagimit të shefit të ekzekutivit për mosdekretimin e kandidaturës së propozuar prej tij për ministër të Jashtëm të Shqipërisë, në vend të Ditmir Bushatit të shkarkuar, por ende në padekretuar për largim.
Refuzimi i Presidentit për dekretimin e Ministrit të ri për Europën e Punët e Jashtme, është jo vetëm antikushtetues, po edhe i turpshëm?Argumentat e dhëna nga zoti President janë të frikshme për nivelin skandaloz dhe turpëruese për institucionin?Ndjesë Kosovës për këtë turp?
— Edi Rama (@ediramaal) January 10, 2019
Nëse kryeministri Rama e quajti të turpshëm refuzimin e presidentit për dekretimin e ministrit të ri për Europën dhe Punët e Jashtme, përveçe antikushtetues siç e cilësoi ai, presidenti Meta reagoi duke thënë se deri në ditën e fundit të mandatit të tij si president, pavarësia dhe integriteti territorial i Kosovës janë të padiskutueshëm.
#Pavarësia, integriteti territorial i #Kosovës dhe vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë @CIJ_ICJ janë të #padiskutueshme për Republikën e #Shqipërisë deri në sekondën e fundit si #President i vendit tim.
— Ilir Meta (@ilirmetazyrtar) January 10, 2019
Rama kritikoi më herët argumentet e dhëna nga Presidenti i Republikës, duke i quajtur si të frikshme për nivelin skandaloz dhe turpëruese për institucionin, teksa i kërkoi edhe një ndjesë Kosovës.
Top Channel