Sulmuesi kroat, Mario Mandzukiç rrezikon të mungojë në ndeshjen e rëndësishme që Juventusi do të zhvillojë këtë muaj.

Futbollisti ballkanas u dëmtua në stërvitjen e fundit me skuadrën torineze, e po vuan problemet muskulare në kofshën e djathtë mes vlerësimeve nga stafi mjekësor i kampionëve të Italisë.

Me të gjitha gjasat, Mario Mandzukiç do të mungojë në ndeshjen e Kupës së Italisë, që Juventusi do të luajë kundër Bolonjës, por ai është në dyshim serioz edhe për finalen e Superkupës së Italisë, që do të luhet të mërkurën.

Kështu, përgatitjet për supersfidën ndaj Milanit në stadiumin e Jeddah, në Arabinë Saudite, nisin me lajme shqetësuese për ekipin pretendent.

Në këtë pjesë të parë të sezonit, trajneri i skuadrës bardhezi ka përdorur shpesh sulmuesin kroat në formacionin titullar, së bashku me Cristiano Ronaldon dhe Dybalanë, e rezultatet kanë qenë optimale.

Në mungesë të surprizave të ditëve të fundit, Mandzukiç nuk do të rikuperohet dot dhe Allegri duhet të mendojë për një tjetër skemë, të paktën në repartin sulmues.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA