Nga Rruga Tiranë-Elbasan ka mbetur ende vetëm 6 përqind e punimeve. Rruga pritet të hapet së shpejti në të gjithë gjatësinë e saj duke shkurtuar kohën e udhëtimit drejt Elbasanit dhe anasjelltas.

Ministri në detyrë Damian Gjiknuri dhe Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Afrim Qendro inspektuan kantierin e hapur të rrugës Tiranë-Elbasan, në segmentin nga rrethrrotullimi i TEG drejt tunelit të Kërrabës. Atje po punohet ende me asfaltin e rrugës dhe sinjalistikën.

“Sot që flasim jemi në fazën e fundit të punimeve dhe jam i bindur se publiku brenda pranverës do të ketë rrugën të përfunduar dhe të dorëzuar me të gjitha parametrat e nevojshme. Është bërë një punë e madhe vitin e kaluar për të zgjidhur ngërçin dhe problemet juridike të trashëguara por mbi të gjitha për të siguruar financimin shtesë për përfundimin e kësaj vepre që mori më shumë kohë se ç’duhet për shkaqe që i kemi thënë dhe më parë: projektimi jo i mirë, mungesa e financimeve atëherë kur duhej përpos edhe problemeve tjera të trashëguara të menaxhimit të kontratës. E rëndësishme është që rruga do të përfundojë dhe ne jemi krenar për punën që kemi bërë. Ashtu sikurse zgjidhëm problemin e Bypass-it të Fierit dhe Vlorës, e vumë në vijën e zgjidhjes dhe këtë rrugë”, deklaroi Gjiknuri.

Top Channel