Përplasja në Këshill mes avokatit të Ballukut dhe kreut të SPAK. USB-ja me 16 mijë faqe prova, kushti që duhet të plotësojnë deputetët
Pas një etape të parë të vështirë, Sebastian Loeb shfaq aftësitë në atë pasardhëse në Rally Dakar të vitit 2019. Në kategorinë e makinave, piloti francez bëri një paraqitje fantastike në etapën e dytë 553 km të gjatë duke e fituar me kohën 3 orë 26 minuta e 53 sekonda.
Në vendin e dytë u pozicionua spanjolli Nani Roma me vetëm 8 sekonda më shumë se Loeb, ndërsa vendi i tretë i takoi holandezit Ten Brinke. Për Stephane Peterhansel, etapa e dytë e Rally Dakar ishte krejtësisht për t’u harruar.
Francezi, 13 herë fitues i këtij kompeticioni u përball me një dunë dhe vetëm ndërhyrja e shokut të tij të skuadrës Cyril Despres i dha mundësinë të riniste garimin duke e mbyllur etapën me 15 minuta e 9 sekonda më shumë se Loeb. Përsa i përket renditjes së përgjithshme në krye është De Villiers, i ndjekur nga Ten Brinke e Nani Roma.
Rivalitet u shfaq edhe në kategorinë e motorëve ku fitorja i takoi kampionit në fuqi, Mattihas Walkner me 3 orë 23 minuta e 57 sekonda. Austriaku arriti t’i rrëmbejë vendin e parë Ricky Brabec pikërisht në sektorin e fundit ndërmjetës të etapës dhe e mbylli atë me një avantazh prej 22 sekondash kundrejt rivalit të tij.
Vendi i tretë ishte për Joan Barredën, fituesin e etapës së parë. është pikërisht spanjolli që kryeson renditjen e përgjithshme për motorë i ndjekur nga Walkner dhe Brabec.
Top Channel