Panairi i sivjetshëm i teknologjisë në Las Vegas ka tërhequr me mijëra vetë në qytet. Ata janë kuriozë të shohin arritjet e fundit nga gjigantët e teknologjisë, por edhe nga kompanitë e reja.

Kompania “Helite” nga Franca ka prezantuar jastëkë ajri me sensorë, si mburojë nga aktivitetet e rrezikshme.

“Matës shpejtësie, xhiroskopë dhe mikroprocesorë që analizojnë lëvizjet e çiklistit. Nëse bie, sensorët diktojnë rënien dhe dërgojnë mesazh për hapjen e jastëkëve të ajrit në gjoks, qafë dhe shpinë”, ka shpjeguar përfaqësuesi i saj, Gerard Thevenot, i cituar nga “Zëri i Amerikës”.

Pjesë e emocioneve në panairin e këtij viti janë edhe ndryshimet që vijnë me rrjetet e reja dhe të shpejta “mobile”, 5G.

Ekspozita gjigante shihet si një platformë globale për të gjitha produktet teknologjike. Rrjeti 5G do të mundësojë komunikim shumë më të shpejtë në çdo fushë, që nga shëndetësia, makinat pa shoferë, apo inteligjenca artificiale.

Robotët ndërkohë kanë treguar se mund të zhvillojnë disa aktivitete njerëzore dhe sensorët e përfshirë në objektet e përditshme premtojnë një jetë më të mirë.

“Google” nuk ishte i vetmi që premtoi gjeneratën e re të përkthimit të menjëhershëm. Firma kineze “iFlytek” ka treguar aplikacionet dhe pajisjet e saj të përkthimit, që kanë fituar popullaritet mes udhëtarëve kinezë.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA