Në qytetin e Shkodrës temperatura ka zbritur në -5 gradë ndërsa në qark temperaturat kanë shënuar deri në -13 gradë. Momentalisht të gjitha asket janë të kalueshme normalisht me përjashtim të rrugës qafë Thorë-Theth, e cila kalohet me vështirësi.
Bashkia Pukë ka paralajmëruar banorët për situatën e orëve në vijim ku parashikohet se do të ketë reshje të vazhdueshme bore dhe temperatura që do zbresin deri në -13 gradë. Edhe në Pukë të gjitha akset janë të kalueshme normalisht.
Në të gjitha akset e rajonit verior nuk ka pasur reshje gjate natës. Moti me diell. Temperaturat të ulëta. Jane kriposur vendet ku ka pasur ngrica. Përveç segmentit ” Ura.Cerenecit- Stëblevë” që nevojiten zinxhirët, të gjitha rrugët e tjera qarkullohen normalisht.
Në territorin e Bashkisë Fushe-Arrëz temperaturat kanë qenë të ulëta -12 gradë celsius dhe mot i kthjellet. Rrugët janë të gjitha të kalueshme, por e theksojmë se vazhdon prania e akullit në rrugë dhe duhet të ketë kujdes. Për momentin gjithçka është nën kontroll. Vazhdon kriposja e rrugëve në aksin Fushë Arrëz-Fierzë dhe Fushë Arrëz-Iballë.
Top Channel