“Isha te terapia e djalit”/ Rama akuzoi protestuesit se e sollën në Parlament, shqiptarët mbledhin brenda pak orësh 151 mijë dollarë për nënën dhe të birin me autizëm Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Twitter” ka akuzuar se disa persona, të cilët ai i quan fundërrina, po përpiqen të dizinformojnë studentët lidhur me tarifat.
“Pengmarrësit që e degjeneruan protestën studentore në mbyllje dyersh me dhunë e në shfaqje rrugore të brutalitetit të injorancës, po përpiqen të dizinformojnë studentët lidhur me tarifat në bashkëpunim me disa fundërrina të universitetit! Askush të mos paguajë më shumë se 50%?”, shkruan Rama.
Ndërkohë që në një twitter të dytë, kryeministri Rama, thekson se në muajin dhjetor është miratuar që KM për të paguar 50% të tarifave për të gjithë studentët pavarësisht mesatares së tyre.
“Është miratuar në dhjetor VKM për të paguar 50% të tarifave për të gjithë (100% për ata me 9/10 e me ndihme ekonomike+burse 10 mije lek)dhe qeveria do t’ua kalojë lekët direkt universiteteve një për një brenda janarit!Fryma e qëllimet e protestës janë tanimë pjesë e rrugës sonë?”, shkruan Rama.
Ndërkohë që në të gjitha universitetet në rrethe prej ditës së sotme ka vijuar normalisht mësimi, në Tiranë një grup i vogël studentësh ka vendosur të dalë në protestë para kryeministrisë.
Top Channel