Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj pas rikonfirmimit në detyrë në fund të vitit të kaluar, e ka nisur 2019 me një udhëzim, që ju vjen në ndihmë punonjësve të policisë së burgjeve në të gjithë vendin.

Në ditët e para të janarit, ministrja Gjonaj ka firmosur një udhëzim, i cili përcakton modalitete të reja për transferimin e punonjësve të burgjeve nga një burg në burgun tjetër, duke shmangur në këtë mënyrë çdo mundësi për abuzim nga drejtuesit me transferimin e punonjësve.

Për herë të parë përcaktohet qartë se çdo punonjës i policisë së burgjeve, nuk mund të transferohet në institucione të tjera që janë në distanca të largëta nga vendbanimi i tij. Tashmë me rregullat e reja punonjësit e Policisë së Burgjeve, të rolit bazë dhe të mesëm, nuk mund të transferohen në një vend pune më larg se 45 km nga vendbanimi i tyre, me përjashtim të rastit kur japin pëlqimin me shkrim për këtë transferim.

Po ashtu me modalitetet e reja kërkohet që në çdo rast, transferimi të jetë i motivuar, me vlerësim të rezultateve individuale të punës, ndërkohë që i komunikohet edhe personit të transferuar. Punonjësi i Policisë së Burgjeve, në çdo rast jep pëlqimin e tij, me përjashtim të rasteve për nevoja urgjente të shërbimit.

Në udhëzim është përcaktuar qartë se kohëzgjatja e tranferimit nuk mund të jetë më shumë se 6 muaj brenda një periudhe 2 vjeçare.

Duket se me këto ndryshime ministrja Gjonaj synon të disiplinojë mënyrën e lëvizjes së personelit të Policisë së Burgjeve, por në të njëjtën kohë edhe t’u japë garanci këtyre punonjësve se do të kenë të gjitha hapësirat ligjore për të qenë të mbrojtur në të drejtat e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA