Prioritetet për vitin e ri 2019 janë në fokusin e qeverisë “Rama”, të mbledhur këtë të dielë në qytetin e Elbasanit për një mbledhje informale.

Të pranishëm raportohet të jenë veç ministrave të kabinetit, edhe ish-ministrat apo ata që pritet të bëhen të tillë, pavarësisht çfarë ndodhi një ditë më parë me dekretimet e presidentit Meta.

“Ditë diskutimi për sfidat e 2019-s, sektor për sektor. Në fokus, rritja e punësimit dhe sipërmarrjes vendase; përmirësimi i mëtejshëm i infrastrukturës së shërbimeve publike; masat e reja antikorrupsion dhe rekrutimi në administratë i të rinjve me 9-10”, shkroi kryeministri Rama vetëm pak pasi kishte nisur mbledhja, në rrjetin social.

Ndërkohë, mbledhja e qeverisë është pritur me protesta nga një grup i vogël qytetarësh. Mes tyre është vënë re edhe prania e deputetit demokrat nga Elbasani, Luçiano Boçi.

Top Channel