Berati, qyteti i ujit të bekuar me traditën më të lashtë dhe të pandërprerë prej më shumë se 2.400 vitesh, ka mbledhur paraditen e 6 janarit qindra banorë të qytetit dhe rrethinave, për të parë nga afër hedhjen e kryqit në shtratin e lumit Osum.

Kësaj radhe, fati ishte me të riun nga lagjja “Goricë”, Konstandin Musha, i cili arriti ta nxjerrë kryqin dhe t’ua dorëzojë atë drejtuesve të kishës sipas riteve.

  Dita e ujit të bekuar, të rinjtë e Beratit hidhen në lumë. Ata në Durrës, në det

Dita e ujit të bekuar është shënuar edhe në qytetin e Durrësit, ku ceremonia e hedhjes së kryqit në ujë është bërë në basenin e portit. Kryqin këtë vit e nxori nga uji i riu Ersi Papajorgji, i cili falënderoi Zotin për bekimin që i dha në këtë ditë të shënuar.

Edhe në Korçë, dhjetëra të rinj sfiduan temperaturat dhe ujin e ftohtë, e u zhytën në ujë për të nxjerrë kryqin e bekuar. Pas ritualit të celebrimit të meshës për të gjithë besimtarët, në Katedralën “Ngjallja e Krishtit”, qytetarët korçarë i janë drejtuar shatërvanit te lulishtja “Vangjush Mio”, ku edhe është zhvilluar ceremonia.

Në ceremoninë e ujit të bekuar në qytetin e Elbasanit, kryqi u nxor nga uji nga i riu 19-vjeçar, Aleksandër Llozi.

Dita e ujit të bekuar është shënuar edhe nga besimtarët otodoksë në Fier, ku Kisha “Shën Gjergji” e këtij qyteti organizoi hedhjen e kryqit në ujë. Kryqin e nxori nga uji 15-vjeçari Athanas Davidi.

Duke përsëritur ritin biblik të pagëzimit të Krishtit në lumin Jordan, dhjetëra banorë të Gjirokastrës kanë marrë pjesë në ceremonitë fetare që shoqërojnë këtë ditë. Ceremonitë kanë filluar me meshën tradicionale në Kishën “Ngjallja e Krishtit”, që është pasuar nga hedhja e kryqit në ujërat e lumit Drino, ku Haxhi Rexha u bë shpëtimtari i kryqit, duke sfiduar të ftohtin dhe ujërat e akullta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA