Kontenieri nga Durrësi u nis gabimisht në Greqi, reagon Drejtoria e Doganave: Krahas Prokurorisë, do vlerësohet edhe përgjegjësia disiplinore e doganierëve 23/04 23:01
Burime nga kryeministria bëjnë me dije se Edi Rama ka dorëzuar në Presidencë kërkesat për dekretimin e ndryshimeve në qeveri.
Ndërsa votimi i shkarkimeve dhe emërimeve të ministrave të rinj pritet të ndodhë më 21 janar në Parlament, kur nis edhe sesioni i ri parlamentar, burime nga kryeministria konfirmojnë se kërkesa e depozituar në Presidencë ka të bëjë me emërimin e 8 ministrave të rinj dhe Erjon Braçes si zv/kryeministër.
Dekretimet e Metës sipas afatit kushtetues, priten të miratohen brenda 7 ditësh.
Top Channel