Mos furnizimi me lëndën e parë me naftën bruto ka bërë që dhjetëra punonjës të uzinës së përpunimit të naftës në Ballsh të dalin në një protestë.

Prej një javë tashmë kjo rafineri ka ndalur punën pasi nuk furnizohen me sasi të mjaftueshme të naftës bruto duke i lënë punëtorët të papunë.

Me pankarta në duar naftëtarët protestues i janë drejtuar rafinerisë së Fierit për të protestuar aty ku është edhe vend grumbullimi i naftës bruto.

Sipas naftëtarëve protestues, sasia e naftës bruto që duhet që duhet të shkojë në Rafinerinë e Ballshit duhet të jetë rreth 50 mijë ton në muaj ndërkohë që shkon në masën e 20-22 mijë tonëve, duke e bere te pamjaftueshme sasinë e kërkuar.

Për këtë situatë ata akuzojnë Banker Petroleum, e cila sipas tyre naftën e çon jashtë vendit.

Punonjësit e uzinës së përpunimit të naftës në Ballsh kanë paralajmëruar nëse kjo situatë nuk merr një zgjidhje atëherë ata do të drejtohen deri në kryeministri për të drejtat e tyre që kjo uzinë të punojë normalisht.

Top Channel