Paketa e re fiskale, që ka hyrë në fuqi nga 1 janari i këtij viti, parashikon uljen e tatimfitimit nga 15% në 5% për bizneset me xhiro vjetore nga 8 deri në 14 milionë lekë. I shoqëruar nga ministri i Financave, Ahmetaj, kreu i Qeverisë vizitoi një nga sipërmarrjet që përfitojnë nga kjo ulje e taksës.

“Më 1 janar ka filluar një paketë shumë e rëndësishme uljeje taksash, që fillon që nga biznesi i vogël me xhiro nën 14 milionë lekë, zbritet taksa në 1/3-n. Kemi vazhduar me agrobiznesin, me të gjithë biznesin bujqësor, në kuadrin e shtytjes, mbështetjes së biznesit bujqësor, me qytetarët, klasën e mesme, me uljen e tatimit mbi të ardhurat personale”, tha Ahmetaj.

Sipas kryeministrit Rama, lehtësitë fiskale për biznesin do të përkthehen në vende të reja pune dhe përmirësim të nivelit të pagave në sektorin privat.

“Të gjithë bizneset, me xhiro vjetore nga 8 milionë deri në 14 mln lekë, që deri dje e kishin 15% taksën e fitimit, e kanë trefish më të ulët nga sot, por kanë kapacitete punësimi dhe vetëpunësimi shumë të mëdha. Ajo që është më e rëndësishmja në këndvështrimin tonë, është që duke iu lehtësuar trefish, ju japim mundësi, e para që të zhvilloheni me investime të reja – dhe besoj menjëherë ju do të mendoni për një investim të ri për t’u zgjeruar, për t’u konsoliduar – dhe e dyta për të rritur punësimin dhe për të rritur pagat”, u shpreh Rama.

Kryeministri Rama theksoi se nevojitet të rritet numri i atyre që zgjedhin arsimin profesional dhe kolegjet profesionale dyvjeçare, në vend të universitetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA