Houston paralajmëron ekipet e mëdha të NBA. skuadra teksane duket se është rikthyer në formën më optimale dhe këtë e tregoi në përballjen me Golden State të cilën e mundi në Oracle Arena me rezultatin 135-134 pas kohës shtesë. James Harden pas një periudhe jo të mirë u shfaq sërish në standardet e ti duke e mbyllur këtë sfidë me 44 pikë, 10 topa në tabelë e 15 assist.

Ishte pikërisht ky basketbollist që në çastet e fundit të kohës shtesë shënoi 3 pikëshin vendimtar që i dha suksesin skuadrës së tij. Për Golden State Stephen Curry shënoi 35 pikë, ndërsa Durant e Thomson nga 26 pikë secili por që në fund rezultuan statistika të kota. Vlen të theksohet se Golden State gjatë kësaj ndeshjeje arriti të krijojë një avantazh prej 20 pikësh, por Houston reagoi duke e anuluar krejtësisht këtë diferencë pikësh për të fituar më pas sfidën.

San Antonio-Toronto e zhvilluar në AT&T Center të Texasit ishte edhe sfida e ish-ëve pasi përballë u vunë DeRozan dhe Leonard me këtë të fundit që prit mes fërshëllimave nga tifozët e Spurs. Ndeshja përfundoi në favor të San Antonios 125-107, ndërkohë që edhe në aspektin personal DeRozan arriti të mundë mikun e tij Leonard.

Ish-basketbollisti i Raptors që tashmë është në radhët e Spurs, regjistroi një bilanc me 21 pikë, 14 topa në tabelë e 11 assist, statistika këto më të mira se Leonard që shënoi 21 pikë.

San Antonio e vendosën ndeshjen në drejtimin e dëshiruar që në periodën e parë të cilën e mbylli 38-19. Pas kësaj teksanët nuk e patën aspak problem të administronin këtë avantazh deri në përfundimin e takimit me San Antonion që tani ka një bilanc me 22 fitore e 17 humbje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA