Ndërsa në mbarë botën kanë nisur përgatitjet për të hapur shishet e shampanjës në mesnatë e për t’i thënë lamtumirë 2018-tes, kjo është ndoshta koha e duhur për të reflektuar mbi të mirën e të keqen.
Në të gjithë globin, njerëzit bëhen krijues me shpresën që t’i sjellin vetes sa më shumë fat dhe begati në vitin që po vjen, dhe ka disa tradita e supersticione të çuditshme që lidhen me këtë datë.
Në Meksikë dhe vendet e Amerikes Latine, vendasit mendojnë se veshjet e brendshme të kuqe, jeshile e ngjyrë të artë apo të verdhë do t’i sjellin pasuri, një dashuri të re dhe nëse mbajnë ngjyrën e bardhë, atëherë gjatë vitit në vazhdim do të përjetojnë shumë paqe. Kolumbianët janë të bindur se po t’i marrin valixhet me vete gjatë ditës së sotme, viti që vjen do t’i sjellë me shumë udhëtime.
Disa në Spanjë betohen se po të hash 12 kokra rrushi në mesnatë, të cilat përfaqësojnë 12 muajt e vitit, dhe të shprehesh një dëshirë për secilin prej tyre, në mos njëra, tjetra do të të plotësohet!
Shumë banorë të vendeve të Amerikes Latine e largojnë negativitetin me ato që njihen ndryshe si fasule syzeza.
Në Ekuador ndërkohe e kanë zakon që të djegin një dordolec të mbushur me gazeta; ai përfaqëson sipas tyre çdo të keqe që ndodh gjate vitit e supozohet, që flaket, do të trembin negativitetin në vitin e ri.
Top Channel