Si Lula e mundi Bolsonaron dhe bëri histori në Brazil, theu rekorde dhe ndaloi valën e krahut të djathtë në rajon, por… me një paradoks 26/10 18:57
Kryeministri Edi Rama, në një konferencë për shtyp me gazetarët, ironizoi mediat kur u përmenden klanet brenda Partisë Socialiste.
“Ka komplot në PS dhe po mendojmë për një gjyq popullor dhe për dënime të rënda, shumë të rënda: internime, punë të detyruar…”, deklaroi Rama.
Me tone tejet ironike, kreu i qeverisë shtoi: “Koka e këtij komploti është kreu i Bashkisë së Tiranës, i mbështetur fuqimisht nga ish-ministri i Brendshëm. Dyshohet shumë edhe për përfshirjen e institucioneve të tjera në këtë konspiracion. Veliaj mund të mbjellë pemë sa të dojë, por një ditë do të varet në një nga këto pemë”.
Top Channel