Ndërrimi i viteve, 10 anije e 5 tragete të ankoruara në portin e Durrësit

31/12/2018 11:40

Dhjetë anije dhe pesë tragete si dhe personeli i tyre parashikohet ta kalojnë natën e ndërrimit të viteve të ankoruar në kalatat e portit të Durrësit.

Nga Qendra e Informacionit në APD, mësohet se disa nga anijet ndodhen tashmë në kalatat portuale, ndërsa katër të tjera me mallra të ndryshme pritet të hyjnë në port gjatë 36 orëve të ardhshme.

Sipas traditës, ekuipazhi i anijeve të huaja e feston Vitin e Ri kryesisht në mjediset e mjeteve lundruese.

Burimet nga Autoriteti Portual Durrës bëjnë me dije se tragetet e fundit me udhëtarë dhe automjete do të mbërrijnë nga Bari ditën e hënë dhe disa prej tyre pritet të qëndrojnë në Durrës edhe në dy ditët e para të vitit të ri.

Top Channel