Para të fshehura brenda dritës së makinës, sekuestrohen 55 mijë euro me valuta të ndryshme, mes tyre edhe lekë Pas ndërprerjes së kerkimeve gjatë natës për shkak të të ftohtit, mëngjesin e së hënës u gjet trupi i pajetë i peshkatarit të dytë që ishte mbytur në rezervuarin e Bradomirës.
Trupi i kryeplakut të fshatit, Ramazan Kojtari, 56 vjeç u gjet në rrjetat që ekipet e kërkimit kishin hedhur në vendin ku ndodhi ngjarja tragjike, në thellësi të rezervuarit në një distancë rreth 50 metrash larg bregut. Një ditë më parë atje u gjet dhe varka me trupin e pajetë të peshkatarit tjetër, 50 vjeçarit Arben Pupa.
Ata kishin dalë të dielën në mëngjes për peshkim dhe vonesa alarmoi familjarët që nisën kërkimet.
Nga hetimet e para rezulton se varka është tejmbushur me ujë si pasojë e peshës së madhe gjë që ka shkaktuar edhe fundosjen në ujrat e rezervuarit i cili përdoret per vaditjen e tokave të banorëve, por herë pas here edhe si vend peshkimi për ata në vështirësi ekonomike. Sipas banorëve, dy viktimat administronin së bashku rezervuarin per kultivimin e peshkut.
Top Channel