Ministri i Brendshëm, Sander Lleshaj ka përgëzuar përfundimin me sukses të arrestimit të porositësit të vrasjes së ish-oficerit të policisë, Artan Cuku. Bledar Jambelli, 38 vjeç, u ndalua një ditë më parë nga homologët grekë në Athinë, një lajm që Interpol Tirana e konfirmoi vetëm këtë të hënë.
Kapet vrasësi i Cukut; Bledar Jambelli do ekstradohet nga Greqia
“Finalizimi i aksionit për arrestimin e porositësit të vrasjes së Artan Cukut, ish-drejtuesit të Policisë së Vlorës, është një sukses dhe mesazh i rëndësishëm. Forcës së Ligjit nuk mund t’i shmanget askush”, shkruan ministri Lleshaj.
Më tej, ai shpreh vullnetin e palëkundur për drejtësi në Shqipëri, edhe me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë.
“Policia e Shtetit do ta intensifikojë në kulm përpjekjen për të vënë përpara drejtësisë, të gjithë ata që e kanë vendin para saj. Partnerët ndërkombëtarë janë në mbështjetje të plotë të vullnetit tonë të palëkundur për drejtësi në Shqipëri”, mbyll reagimin e tij ministri Lleshaj.
Si lindi konflikti mes Cukut dhe Jambellit
Top Channel