Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të hëne në lagjen “8 shkurti” të Fierit.

Makina, tip Smart metarga AA 466 EG, figuron në pronësi të qytetarit Pandeli Reka nga Zhupani.

Drejtuesi i mjetit raportohet të jetë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që nuk ka pasur të lënduar.

Në vendngjarje shkoi zjarrfikësja për të shuar flakët dhe policia me një grup hetimor për të mësuar rrethanat, deri më tani të paqarta.

Top Channel