Viti 2019 mund të jetë sezoni i fundit në fushat e tenisit për Roger Federer. Është vetë zvicerani që ka lënë të kuptohet se mund të varë raketën në gozhdë gjatë një interviste për televizionin publik zviceran SRF, teksa deklaroi se ende nuk e ka vendosur nëse do të jetë në fushat e lojës në vitin 2020.
37-vjecari që konsiderohet si tenisti më i mirë i të gjitha kohërave, theksoi se tani është i fokusuar te aktivitetet e 2019-ës dhe se do të flasë me stafin e tij për atë çfarë do të bëjë në të ardhmen.
Roger Federer mban rekordin në tenisin e meshkujve me 20 turne Grand Slam të fituar, ndërkohë që në total ka fituar 99 të tillë dhe tani është në kërkim të titullit të tij të 100. Edhe në aspektin financiar Federer ka fitime të mëdha, pasi deri tani ai ka mundur të përfitojë 120.5 milionë Dollarë.
Top Channel