Detaje të reja dalin në lidhje me ngjarjen e rëndë kriminale, që tronditi mbrëmë Elbasanin, pasi nëj makinë u sulmua me armë dhe për pasojë mbetën të vdekur 3 personat që udhëtonin në të.

Kështu dy prej tyre, Arben Dylgjeri 56 vjeç dhe Endrit Dylgjeri (Alibej) 34 vjeç, ishin xhaxha e nip, ndërsa i vdekur mbeti edhe një shtetas 51-vjeçar turk.

Prishja e pazareve të drogës mendohet të jetë shkaku i krimit të rëndë dhe është ajo ku po hetohet më së shumti, duke u nisur edhe nga e shkuara kriminale e 34-vjeçarit Endrit Dylgjeri.

Ky i fundit, bashkë me xhaxhanë e tij, kishin ardhur para pak ditësh në Shqipëri, për festat e fundvitit, ndërsa makina e tyre u sulmua nga një bredhëri automatiku, në rrugën Elbasan-Metalurgjik.

Endrit Dylgjeri (Alibej) ka qenë i arrestuar edhe në vitin 2013 në Itali, si pjesëmarrës dhe drejtues i një rrjeti të shpërndarjes së kokainës në veri të këtij shteti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA