Foto ilustruese

Një shofer kamioni është gjetur i pajetë në Tiranë, paraditen e së shtunës.

Shoferi u gjet brenda mjetit të tij, në parkimin e një biznesi pranë kthesës së Kamzës.

Nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa po punohet për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes.

Shtetasi me iniciale V.L., rreth 50 vjeç, nuk rezulton të ketë shenja dhune në trup apo dëmtime të tjera.

Paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA