Mbërrin për herë të parë në Itali magjia e “Iluzionistëve”, grupit të përzgjedhur të Magjistarëve të Broadwayt.

Spektakli i magjisë dhe i iluzionizmit i cili ka nisur për herë të parë në Janar të vitit 2012, ka arritur të magjepsë tashmë dhjetëra miliona spektatorë në 200 qytete nga 25 vende të ndryshme të botës; nga New York-u në Londër, duke kaluar nga Meksika, Australia dhe kontinenti i Azisë.

Spektakli do të jepet në qendrën Ciak të Milanos në datat 23 dhe 27 Janar; dhe në pallatin sportit në Romë, nga data 31 Janar deri në datën 3 Shkurt. Për t’i dhënë shpirt spektaklit do të jenë performancat e jashtëzakonshme të tetë Iluzionistëve më të aftë dhe më të spikatur aktualisht në planet.

Një kast i formuar nga talentet më të mëdha të Iluzionizmit dhe transformizmit, të cilët gjithashtu po mbajnë ndezur flakën e kultit të magjisë. Tetë mjeshtrat e Iluzionit kanë premtuar në një deklaratë për mediat se do ritrondisin publikun me numrat e tyre, ku do të ketë edhe ekzibicione të reja.

Spektakli do të jetë një miks i fuqishëm suspance, adrenaline, varieteti dhe magjie. I pasur me numra prestigji, befasi, efekte speciale dhe plot surpriza nga bota e mistikës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA