Identifikohen viktimat e atentatit në Elbasan. Dyshohet për prishje pazaresh të drogës ose hakmarrje

29/12/2018 23:35

Pas atentatit në Elbasan, u identifikuan 3 personat e vrarë.

Ata janë Arben Dylgjeri 56 vjeç dhe Endri Alibej 36 vjeç, të dy nga Elbasani, ndërsa i treti  është shtetasi turk, Erdal Durnay 51 vjeç.

Ndërkohë drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka mbërritur në Elbasan, ku gjendet edhe një grup specialistësh nga Tirana, të cilët po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur për prishje pazaresh të drogës, ose hakmarrje, por po punohet për të hedhur dritë mbi krimin.

Top Channel