Gjermania miraton ndërtimin e autostradës dhe hekurudhës së “Fehmarnbelt”

29/12/2018 05:32

Autoritetet gjermane të premten dhanë miratimin e tyre për një hekurudhë dhe tunel rrugor prej 8 miliard dollarësh, që lidhin Danimarkën dhe Gjermaninë, pavarësisht kundërshtimeve mjedisore.

Linja 19 kilometra e gjatë e Fehmarnbelt, që lidh ishullin danez të Lollandit në ishullin e Fehmarn në anën gjermane, ishte planifikuar të përfundojë në vitin 2024, por është vonuar nga protestat mjedisore në Gjermani.

Fehmarn tashmë është lidhur me rrugë në kontinentin gjerman dhe lidhja e re do të përshpejtojë shumë rrugët dhe lidhjet hekurudhore nga qytetet gjermane të Hamburgut, Bremenit dhe Hanoverit në kryeqytetin danez, Kopenhagen dhe qytetin suedez të Malmos.

Projekti, me çmim 52.6 miliardë korona daneze (8.1 miliardë dollarë), përfshin një autostradë me katër korsi dhe një hekurudhë me dy pista, ndërsa është edhe një pjesë e financuar nga Bashkimi Evropian.

Kompania prapa projektit, Femern A / S, ka 14 ditë për të shqyrtuar miratimin nga ministria e transportit të shtetit gjerman Schleswig-Holstein para se të nënshkruhet kontrata.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA