Një konflikt mes dy shtetasve, të njohur me njëri-tjetrin, është regjistruar dje në qytetin e Elbasanit.

Sipas policisë, shtetasi B.M. ka goditur me sende të forta dhe i ka marrë automjetin shtetasit A.G., duke u larguar nga vendi i ngjarjes.

Pasi mori denoncimin, Policia e Elbasanit kreu të gjitha veprimet hetimore, duke gjetur mjetin dhe shoqëruar shtetasin B.M., bashkë me një femër.

Kjo e fundit, sipas policisë, u ka bërë presion familjarëve të viktimës, që të tërheqin denoncimin për rrahjen dhe grabitjen e automjetit.

Aktualisht Prokuroria e Elbasanit po punojnë për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të shkaqeve të kësaj ngjarjeje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA