Moti i keq paralizon SHBA-në/ Mbi 5000 fluturime anulohen pas stuhisë së borës, ndërprerje energjie për më shumë se 600 mijë prona Tetë ndryshime dhe një shtim përbëjnë lëvizjet që Edi Rama vendosi të bëjë në ekipin e tij qeveritar.
Një riformatim që prek më shumë se gjysmën e kabinetit, duke filluar me largimin e numrit dy, zv/kryeministres Senida Mesi, në vend të së cilës shkon Erion Braçe, i vetmi që mori duartrokitjen e Asamblesë.
Mes ministrave, Rama zgjodhi të largojë të gjithë ata që ishin prej 5 vitesh në qeveri, ndonëse vlerësoi punën e tyre për sa është bërë deri më tani. Nga gjithë të tjerët veçoi ministrin e Transportit dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, të cilin e zëvendëson me Belinda Ballukun, ish-shefen e kabinetit kur drejtonte Bashkinë e Tiranës, aktualisht drejtuese e Albkontrollit.
Lindita Nikolla nuk i mbajti dot lotët, tashmë që Ministrinë e Arsimit do ta drejtojë vartësja e saj Besa Shahini, e cila deri më tani ka mbajtur detyrën e zv/ministres së Arsimit.
Në krye të dikasterit të Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj do t’i lërë vendin Anila Denajt, që drejton Fondin e Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor.
Në Ministrinë e Jashtme edhe Ditmir Bushati do t’i lërë vendin vartësit të tij Gent Caka, aktualisht zv/ministër për Integrimin në këtë dikaster, ndërsa më herët ka qenë këshilltar i kryeministrit.
Te Bujqësia në vend të Niko Peleshit shkon Bledi Çuçi që rikthehet kështu në qeveri.
Te Kultura Mirela Kumbaro do t’i lërë vendin Elva Margaritit, që aktualisht koordinon projektin e 100 fshatrave.
Ministrja për Sipërmarrjen Sonila Qato i lë vendin Eduard Shalsit, që aktualisht drejton Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, ndërsa rikthehet posti i Ministrit për Marrëdhënien me Parlamentin, që i besohet Elisa Spiropalit.
Në Asamble, Rama nuk i kurseu kritikat për partinë, duke u ankuar se porositë e tij janë injoruar. Për këtë, ndryshimeve nuk do t’i shpëtojë as Kryesia dhe Asambleja e partisë.
Asambleja vendosi të thërrasë Kongresin e Partisë Socialiste më 23 mars.
Top Channel