Një pushtim alien? Një fenomen biblik? Çfarë ishte ajo që e veshi qiellin e Nju Jorkut në një ngjyrë blu të thellë elektrizuese mbrëmjen e së enjtes?

Njerëzit kanë vërshuar në komente në rrjetet sociale dhe aktiviteti jashtëtokësor ishte teoria që mbizotëroi më shumë nga të tjerat.

“Me sa duket, alienët po zbresin këtë mbrëmje në Nju Jork dhe qielli tani është komplet blu”, thoshte një postim në Twitter.

Një tjetër shkruante se bëhej fjalë për “ngjitjen drejt Hyjit”. Por, të gjithë ata e kishin gabim: nuk pati asgjë të jashtëzakonshme në atë që njujorkezët përjetuan një natë më parë, përveç bukurisë së blusë që mbështolli qytetin e tyre. Ajo ishte pasojë e një shpërthimi në një central elektrik në Queens.

Dëmtimi i transformatorëve solli për pasojë edhe vonesa në disa fluturime nga aeroporti LaGuardia. Episodi megjithatë u vu shpejt nën kontroll dhe nuk pati të lënduar.

“Nuk ka plagosje, nuk ka zjarr dhe nuk ka aktivitet jashtëtokësor”, shkroi në Twitter kryebashkiaku i Nju Jorkut, Andrew Cuomo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA