Autoritetet gjermane konfiskuan gjatë vitit 2018 më shumë kokainë se ndonjëherë më parë.
Rreth 9 tonë drogë u kapën brenda një dite prillin e këtij viti nëpër kontenierë në portin spanjoll të Algeciras. Vlera e saj në treg ishte gati gjysmë miliard euro. Sasia rekord u konsiderua tregues i një fenomeni të cilin hetuesit gjermanë e quajne “cunami nga Amerika Jugore”.
Sipas një vlerësimi të Zyrës Federale të Kriminalistikës në Gjermani, këtë vit është rritur ndjeshëm sasia e konfiskuar e kokainës në Gjermani. 608 tonë u siguruan në vend deri në muajin nëntor. Arsyeja e një përmbytjeje të tillë me lëndën narkotike qëndron në radhë të parë, sipas autoriteteve, tek sasitë e mëdha të prodhuara në shtete si Kolumbia, Peruja dhe Bolivia.
Ndërkohë, vazhdimësia e fluksit të madh të futjes së drogës ka bërë që ajo të ruhet e pastër në shitjen nëpër rrugë me të njëjtin çmim.
Por, rritja e konkurrencës është duke e brutalizuar gjithmonë e më shumë tregun e kokainës në Europë, duke sjellë porositje vrasjesh, rrëmbime, dhunë kundër policëve dhe përpjekje për frikësim të punëtorëve në porte. Më prezente janë rrjetet kriminale nga Ballkani Perëndimor dhe nga Maroku, ndonëse nuk mbetet pas edhe Ndrangheta.
Top Channel