Emiratet e Bashkuara Arabe rihapën të enjten ambasadën e tyre në Damask, duke shënuar një shtytje të madhe diplomatike për presidentin Bashar al-Assad, nga një shtet arab aleat, që dikur mbështeti rebelët që e luftonin.
Emiratet e Bashkuara Arabe thanë se masa synonte të normalizonte lidhjet dhe të frenonte rreziqet e ndërhyrjes rajonale në “çështjet arabe, siriane”, një referencë e dukshme ndaj Iranit jo-arab, mbështetja e të cilit për Assadin ishte kritik për përpjekjet e tij të luftës.
“Vendimi i Emirateve të Bashkuara Arabe … erdhi pas bindjes se faza e ardhshme kërkon praninë dhe komunikimin arab në dosjen siriane”, shkroi Anwar Gargash, ministër i shtetit i Emirateve të Bashkuara Arabe për çështjet e jashtme.
Rihapja e ambasadës është një hap drejt rehabilitimit të Sirisë nga fqinjët e saj arabë, ndonëse anëtarësimi i saj në Ligën Arabe u pezullua shtatë vjet më parë. Gargash i tha Al Arabiya TV se ripranimi i tij do të kërkonte një konsensus arab.
Flamuri i Emirateve të Bashkuara Arabe u ngrit në ambasadë, e cila ishte mbyllur që nga muajt e hershëm të konfliktit të Sirisë, gati tetë vjet më parë. Ministria e Jashtme e Emirateve të Bashkuara Arabe tha se përgjegjësit e saj të ngarkuar, morën detyrat e tyre të enjten.
Emiratet e Bashkuara Arabe qenë një nga disa shtete rajonale që mbështetën grupet e armatosura kundër Asadit, ndonëse roli i saj ishte më pak i shquar sesa ato të Arabisë Saudite, Katarit apo Turqisë, thonë burimet rebele në rajon. Mbështetja e Emirateve është shoqëruar me grupe që janë kundër dominimit islamik të kryengritjes.
Rreth tetë vjet në luftë, Assad ka rikuperuar kontrollin e shumicës së Sirisë me mbështetjen e Rusisë, Iranit dhe grupeve myslimane shiite të mbështetura nga Teherani, si Hezbollahu i Libanit. Përparimet e tij ushtarake u mblodhën këtë vit me humbjen e enklavave të fundit të mëdha rebele pranë Damaskut dhe rimëkëmbjen e rajonit jugperëndimor.
Top Channel