Vizita e papritur e Donald Trumpit, pranë trupave amerikane në Irak, ka qenë e suksesshme për sa i takon rritjes së moralit të ushtrisë, e kjo u pa qartë nga ovacionet me të cilat ai u prit.
Por, në mënyrë të parashikueshme, udhëtimi pati edhe momentet e tij të diskutueshme. Trumpi zbriti në bazën ajrore “Al Asad” në perëndim të Bagdadit, për të falënderuar Forcat e Armatosura për atë që kanë arritur në vend, veçanërisht për goditjen e grupit terrorist të Shtetit Islamik.
“Dy vite më parë, kur unë u bëra president, ata ishin një grup dominues. Sot nuk janë më. Punë e mirë. Ne shokë nuk jemi më deshtakë. Jemi të respektuar sërish si komb”, tha Trump.
Vizita surprizë në Irak, Trump pranon shqetësimet mbi sigurinë
Trump shoqërohej nga bashkëshortja, Melania, në udhëtimin e parë të presidencës së tij në një zonë lufte. Çifti u përshëndet me trupat, bënë madje edhe “selfie” me ta, si dhe nënshkruan autografë.
Më shumë se 5.000 trupa amerikane mbeten në Irak, me detyrë kryesore trajnimin dhe këshillimin e forcave lokale që luftojnë atë çfarë ka mbetur nga ISIS.
Trump, vizitë surprizë në Irak. Takohet me trupat amerikane (Foto)
“Këta njerëz do të duhet të fillojnë të punojnë vetë, duhet të fillojnë të paguajnë për këtë. Sepse Amerika nuk mund të vazhdojë të jetë policja e botës. Ne nuk duam ta bëjmë më këtë. Duam të mbrojmë vendin tonë”, tha Trump.
Presidenti zgjodhi Bagdadin për të njoftuar edhe një rritje të konsiderueshme page për trupat ushtarake. Trump duhej të takohej edhe me kryeministrin irakian, por bisedimet, sipas Bagdadit u anuluan për shkak të disa mospajtimeve organizative.
Top Channel