Pa njoftime zyrtare, mesazhe publike apo deklarata në shtyp, Rihana ka njoftuar në Instagram që albumi i saj i ardhshëm do të publikohet në 2019-ën.

Këngëtarja nga ishujt Barbados e ka paraqitur këtë lajm thjeshtë duke iu përgjigjur një fans-i në një koment në një postim ku fliste për markën e saj të kozmetikës.

Ndaj pyetjes për datën e daljes së albumit, ylli i muzikës Pop është përgjigjur duke shkruar vetëm vitin “2019”. Asnjë e dhënë tjetër nuk është publikuar në lidhje me kohën e publikimit të albumit.

Disku do të dalë kështu tre vite në distancë nga albumi “Anti”. Po Rihana, në një intervistë për Vogue përpara verës që kaloi, ka zbuluar se rryma e albumit të ri me të cilin po punon, do të ketë nuance Reggae.

Ndërsa producenti i saj historik, Kurt Harrell, ka bërë të ditur një angazhim në dy fronte të këngëtares se “Umbrella”. Aktualisht në fakt Rihana po punon për dy disqe, një me këngë të llojit komercial dhe një eksperimental, dhe po mendohet për të publikuar dy disqe të ndryshëm, nëse këngët nuk do kombinojnë sintonikisht në të njëjtin album.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA