Flota e Shërbimit Kombëtar të Urgjencës u shtua me 32 autoambulanca, në prezantimin e të cilave ishte edhe kryeministri Edi Rama.

Sipas tij, personeli i urgjencës është dyfishuar në krahasim me 5 vjet më parë, ndërsa shërbimi nuk ka qenë asnjë herë më pranë njerëzve sesa sot.

“Këto autoambulanca nuk janë thjesht taksi që hedhin pacientin te dera e spitalit, por ofrojnë shërbim ambulant”, deklaroi Rama.

Shërbimi i Urgjencës drejtohet nga një mjek i kthyer në Shqipëri, ndërsa Edi Rama foli edhe për fenomenin e bluzave të bardha që largohen nga vendi: “Këtë vit janë punësuar në sistem 153 mjekë dhe 820 infermierë. Dhe të tjerë janë në radhë. Kemi garantuar meritokracinë”.

Pas janarit, sistemit shëndetësor do t’i shtohen edhe 300 mjekë të rinj specialistë. Kush do të pranojë të punojë jashtë zonës së vet të banimit, do të vijojë të përfitojë financiarisht nga shteti.

“Ne do të vazhdojmë të paguajmë aq sa do të merrnin sikur ta fillonin punën si mjekë në Gjermani që ditën e parë që arrijnë. Aq marrin. Rrogën si çdo mjek dhe mbi rrogën 2000-2500 dollarë në muaj”, u shpreh Rama.

Ata që preferojnë të largohen, nuk e shqetësojnë kryeministrin: “Ne as kemi dhe as do të kemi mungesë mjekësh dhe infermierësh në sistemin tonë kombëtar shëndetësor”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA